(Video) Sensibilizimi i nxënësve mbi rëndësinë e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor/ Nisma e ndërmarrë nga Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë

Në prag të vitit të ri shkollor, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, në bashkëpunim me fondacionin “Fundjavë Ndryshe”, kanë ndërmarrë një nismë për sensibilizimin e nxënësve mbi rëndësinë e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Përveç informimit me broshura të përgatitura në kuadër të kësaj nisme, për rregullat e qarkullimit rugor, nxënësve të shkollave 9-vjeçare të komunave Baldushk, Petrelë dhe Bërzhitë, iu janë dhuruar edhe çanta dhe mjete shkollore.

Fëmijët kanë falënderuar punonjësit e Policisë dhe të fondacionit, për dhuratat dhe broshurat informuese dhe kanë premtuar se do t’i zbatojnë me korrektësi rregullat e qarkullimit rrugor.

#Pranëfëmijëve
#Vitiirishkollor

Check Also

Meloni – Starmer: Pakti me Shqipërinë për emigrantët, model për vendet e tjera

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e qendrave të përpunimit të azilkërkuesve në Gjadër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *