Kurti bisedë telefonike me kancelarin gjerman, ja çfarë diskutuan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën.

Në një postim në platformën X, Kurti shkruan se shpreson që shteti gjerman të mbështesë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Në një telefonatë me Olaf Scholz i shpreh mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e PACE.  Unë gjithashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore”, shkruan ai.

Check Also

Meloni – Starmer: Pakti me Shqipërinë për emigrantët, model për vendet e tjera

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e qendrave të përpunimit të azilkërkuesve në Gjadër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *