Fitorja në Kamëz/ Rakip Suli: Qytetarët vlerësuan punën, do t’u shërbej të gjithëve pa ndasi politike

Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, i cili mori sonte konfirmimin nga qytetarët për një tjetët mandat 4 vjeçar falenderoi qytetarët për besimin. Në një deklaratë për mediat me kryetarin e PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, Suli tha se do t’u shërbejë qytetarëve pa ndasi politike.

“Zoti i bekoftë qytetarët e Kamzës. Privilegj që m’u dha mundësia për të kandiduar në Kamzës. Sot qytetarët djem dhe vajza i dhanë një mesazh gjithë Shqipërisë që nuk janë provë e askujt por janë në shërbim të familjes së tyre. Një mesazh që ai që është sot non grata në 30 vite shpirtin si dhanë por ai hapi vetëm një gropë të madhe në Kamëz, ku sot ka rënë vetë.

Qytetarët vlerësuan qendrën, kopshtin, shkollën, intfrastrukturëën, shërbimin dhe kthimin e besimit tek bashkia e Kamzës. Bashkia u bë një shtëpi e madhe për 150 mijë banorë. Siç bëra betimin 4 vite më parë, unë nuk i ndava njerëzit në të majtë dhe të djathtë. Votuesit që më besuan mandatin e dytë për të drejtuar bashkinë i siguroj që Rakip Suli do të jetë edhe për katët vitet e tjera një shërbëtor i mirë për qytetarët pa bërë ndasi politike. Do tu thoja shqiptarëve se kjo është Kamza reale. Zoti i bekoftë qytetarët e Kamzës.”, tha Suli.

Check Also

Meloni – Starmer: Pakti me Shqipërinë për emigrantët, model për vendet e tjera

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e qendrave të përpunimit të azilkërkuesve në Gjadër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *