E rëndë në Turqi, përfshihet nga zjarri një klub nate, 25 të vdekur dhe disa të plagosur

Të paktën 25 persona humbën jetën në një zjarr që shpërtheu në një klub nate në një ndërtesë 16-katëshe në Beşiktaş, ndërsa 8 persona mbetën të plagosur.

Sipas mediave të vendit, shtatë prej tyre janë në gjendje të rëndë.

 

Zjarri, për shkaqe të panjohura, shpërtheu në një ndërtesë në rrugën Gündoğdu në Gayrettepe Yıldız Posta Avenue. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ekipet zjarrfikëse, mjekësore dhe policore.

Në deklaratën e lëshuar nga kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, thuhet se zjarri dyshohet se është shkaktuar nga rinovimi i klubit të natës Masquerade në katin e parë të ndërtesës 16-katëshe.

Check Also

Meloni – Starmer: Pakti me Shqipërinë për emigrantët, model për vendet e tjera

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e qendrave të përpunimit të azilkërkuesve në Gjadër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *