Prova për problematika dhe parregullësi të rënda, PD dërgon një tjetër qark në tryezën e KAS
- 28 May, 2025
Pas Fierit, Partia Demokratike ankimon rezultatin për qarkun e Durrësit, duke kërkuar ripërsëritje të zgjedhjeve.
Në kërkesën drejtuar KAS, PD thekson se ka prova dhe fakte që dëshmojnë se administrata dhe bandat kriminale, u perdorën për të blerë dhe manipuluar zgjedhjet në këtë qark.
Partia Demokratike ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit për qarkun e Durrësit.
Ndërsa kërkon shpalljen te pavlefshme të rezultateve dhe ripërsëritje të zgjedhjeve, Koalicioni aleanca për shqipërinë madheshtore, ka grumbulluar prova, për problematika dhe parregullësi të rënda të procesit zgjedhor të ndodhura në të gjitha Qendrat e Votimit të Qarkut Durrës
Në kërkesën ankimore, Partia Demokratike thekson se qarku I fierit është një nga shembujt më flagrantë të përdorimit të administratës shteterore në funksion të votave, duke krijuar garë të pabarabartë.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ