Kapen me lëndë narkotike në Shëngjin, arrestohet 23-vjeçarja, procedohen 9 të tjerë
Një 23-vjeçare ka rënë në pranga nga Policia e Lezhës për shitje të lëndëve narkotike.
Sipas bluve në gjendje të lirë janë proceduar edhe 9 të rinj, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe në automjetet me të cilat ata qarkullonin, në Shëngjin, u gjetën lëndë narkotike.
Ndërkohë shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të vogla të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë, kanabis, ekstazi dhe 2C-B.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasen L. Sh., 23 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit: A. J., 25 vjeç, F. Y., 30 vjeç, D. A., 34 vjeç, T. D., 46 vjeç, E. Ç., 30 vjeç, D. H., 19 vjeç, A. B., 27 vjeç, E. P., 30 vjeç dhe G. B., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe në automjetet me të cilat ata qarkullonin, në Shëngjin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të vogla të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë, kanabis, ekstazi dhe 2C-B”, njofton policia.