“FLAMUR I KUQ”/ Tenderët e Shëndetësisë në kufijtë e një skandali! Mungesë konkurrence dhe fitues të paracaktuar… Kush po luan me jetët e shqiptarëve?
Nga Aida Topalli
Shëndetësia është një nga sektorët më të rëndësishëm dhe më sensitivë të jetës sociale kudo nëpër botë. Në vendin tonë ky sektor është ndër më problematikët. Një ish-ministër u vu nën masën e arrestit me burg nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, për shkak të abuzimeve me tendera miliarda euro në kohën kur ai ishte në detyrë.
Reparti i Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, u përfshi nga një megaskandal, ku mjekët dhe drejtuesit, linin pa mjekuar pacientët me probleme të rënda shëndetësore dhe i orientonin drejt privatit, me qëllim përfitimin vetjak.
Reparti i Pediatrisë, nuk mbetet pas në parregullsi dhe problematika. Pra edhe tek fëmijët, sistemi ynë i shëndetësisë nuk pyet. Por asgjë nuk mbaron me kaq. Tenderat vijojnë të jenë një gangrenë e vërtetë.
Në 6 muaj, vetëm në Ministrinë e Shëndetësisë janë mbajtur 594 tendera ku vetëm 187 kanë njoftim fituesi.
Dhe ju mendoni se këto 187 njoftime fituesish janë të rregullta?
As mos e çoni nëpër mend!
Përkundrazi, vetëm 36 prej tyre ishin në përputhshmëri me kërkesat dhe përcaktimet e tenderimit. Ndërsa për 151 prej tyre është ngritur flamuri i kuq.
Konkurenca është kryesorja. Duke krijuar hapësira mendimi se futet vetëm një kompani, e paramenduar për të fituar.
Këtë e tregojnë qartazi statistikat.
57% e tenderëve në Shëndetësi janë tendera me vetëm një Operator konkurrues në garë.
26 880 tendera janë fituar nga 1050 Operator ekonomik, pranjë Operator ka marrë ne pak vite rreth 25 kontrata me sektorin shëndetësi.
Teksa flasim për demokraci, barazi dhe konkurencë, në shëndetësi ky parim njihet shumë pak ose aspak. Haptazi është shkelur një nga bazat themelore, ajo e konkurencës në tergun e lirë. Por, kjo nuk e ka penguar punën që të vazhdojë! Me apo pa probleme, me apo pa flamur të kuq, tenderimet kanë vazhduar normalisht.
Le të hedhim një sy kush janë fituesit kryesorë të tenderave në Shëndetësi
OES Distrimed shpk me administrator Orjada Jaho, Ermal Rizaj dhe Hazir Sadiku (Drejtues Teknik).
Me objekt veprimtarie: import-eksport, tregtim te pajisjevedhe materialeve me perdorim mjekesor, laboratorik, parafarmaceutik, farmaceutik, implante mjekesore aktivedhe jo aktive, kite reagente dhe materiale konsumi mjekesordhe laboratorik, pajisje laboratorike, analitike, diagnostike e kerkimore, pajisje spitalore, mjekesore, elektromjekesore, fizioterapike, pajisje dhe kabinete dentare si dhe materialekonsumi dentar, shitja e tyre me shumice dhe pakice, instalimi, sherbimi, mirembajtja dhe servisi i tyre. Hapjedepo farmaceutike, farmaci, klinika mjekesore, laboratoreanalizash, spitale, depo veterinare, etj. Tregtim te artikujvete ndryshem industriale, veterinar, bujqesor, ushqimor, kancelari, materiale per perdorim ne fushen e shendetsise, admninistrim dhe menaxhim spitalesh.
Ndërkohë që kapitali i kësaj kompanie ka pasur një trend rritës, me shifra marramendëse. Nga 100.000 (njeqind mije) lekë kur është hapur, dhe deri në vitin 2018, kur kurba shkoi në vlerën 523.000.000 (peseqind e njëzet e tre milion) leke.
Dhe ajo që të bën përshtypje, është zbritja nga kapitali i njëviti më parë. Në vitin 2019, kjo kompani zvogëloi 100.000.000 (njeqind milion) leke. Si rezultat, kapitali i shoqërisë bëhet 423.000.000 (katërqind e njëzet e tre milion) leke.
Ndër vite, veprimtaria e saj u rrit. Madje kjo kompani në vitin 2021 shtoi edhe aktivitetin e kontrollit ajror, e në fund edhe si pjesë e tregut të transaksionit të pasurive të paluajtshme.
Administratorët e kësaj kompanie janë bashkëshortë. Një nga tenderat e fundit në të cilin garuan dhe fituan, në bashkim operatorësh me Montal në pronësi të Skënder Lufit, ishte ai i “Blerje materialesh të konsumit për përdorim mjekësordhe shërbim të hemodinamikës”, i ndarë në 7 lote. Dhe loti i 7u fitua pikërisht nga ky bashkim operatorësh, duke skualifikuar të gjithë ofertuesit me vlera më të ulëta. Shuma e përfituar është më shumë se 1.5 miliardë lekë. Kjo gjë bëri që procesi të dukej tërësisht i manipuluar.
Skualifikimi i ofertave më të ulëta financiare dhe operatorëvetë tjerë konkurues krijon precedent të rrezikshëm për prokurimet publike, e për më tepër në një sektor kaq sensitive dhe të rëndësishëm sa çështë shëndetësia, ku bëhet fjalë përjetë njerëzish.
Ndërkohë janë edhe dy kompani të tjera që kanë përfituartenderat me vlera më të larta nga Shëndetësia, me pothuajse të njëjtat problematika, me të cilat do tju njohim në shkrimet pasardhëse.
Biometric Albania dhe ABI’S shpk .
Ndërsa si numër kontraktimesh Aldosch Farma mbanrekord./ REPLIKE
Vijon….