Tentoi të godiste me shufër hekuri punonjësin e një institucioni, arrestohet 71-vjeçarja në Elbasan

Një 71-vjeçare ka rënë në pranga në Elbasan pasi tentoi të godiste me shufër hekuri një punonjës të një institucioni për shkak të detyrës.

Sipas policisë gjatë kontrollit shtetases V. Sh., iu gjet në çantë edhe një shishe me benzinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasen V. Sh., 71 vjeçe, pasi ka tentuar të godasë me shufër hekuri, punonjësen e një institucioni, për shkak të detyrës. Gjatë kontrollit në çantë, iu gjet një shishe plastike e mbushur me lëndë djegëse benzinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.