Rinumërimi, Celibashi jep detaje/ Ja ku do zhvillohet procesi dhe sa njerëz do angazhohen

Kreu i KQZ në një bashkëbisedim me gazetarët ka dhënë detaje të reja procesin e rinumërimit për qarkun e Tiranës dhe të Fierit. Ai tha se do të zhvillohet tek Pallati i Sportit ‘Farie Hoti’. Ndërsa dhe detaje edhe sa i përket grupeve të rinumërimit, ku bëri me dije se procesi i rinumërimit ka angazhuar 208 grupe numërimi ose 104 tavolina, për Fierin 46 tavolina ose 92 grupe numërimi. Shkojnë gati 150 tavolina. Kemi rreth 6 herë më pak tavolina, do na duhet 6 herë më shumë kohë, për të numëruar dhe vlerësuar votat dhe për të bërë tabelimin e rezultatit.

 

“Në një kohë rekord ia kemi dalë ta kemi gati infrastrukturën dhe kapacitete njerëzore për ta nisur këtë proces të hënën ose të martën e javës që vjen. Do zhvillohet tek Pallati i Sportit Farie Hoti. Nuk mund të zhvillohet te Parku Olimpik për shkak të rrethanave objektive aty është parashikuar të zhvillohet kampionat europian i volejbollit dhe kemi qenë të detyruar të shikojmë një opsion tjetër. 99.9% procesi i sportit do zhvillohet tek Pallati i Sportit Farie Hoti. Për Tiranën, procesi i rinumërimit ka angazhuar 208 grupe numërimi ose 104 tavolina, për Fierin 46 tavolina ose 92 grupe numërimi. Shkojnë gati 150 tavolina. Kemi rreth 6 herë më pak tavolina, do na duhet 6 herë më shumë kohë, për të numëruar dhe vlerësuar votat dhe për të bërë tabelimin e rezultatit. Kompetencë e plotë do jetë KAS që do të vendosë mbi çdo elementë të këtij procesi, përfshirë edhe vlerësime mbi fletë të caktuara votimi”, tha Celibashi.