INSTAT nuk ka trokitur në çdo derë për të kryer regjistrimin e plotë të popullsisë. Dy ditë pas mbylljes së “CENS 2023”, disa qytetarë në Durrës thanë se kanë mbetur pa regjistruar, pasi anketuesit nuk janë paraqitur për mbledhjen e të dhënave.
urres- INSTAT nuk ka trokitur në çdo derë për të kryer regjistrimin e plotë të popullsisë. Dy ditë pas mbylljes së “CENS 2023”, disa qytetarë në Durrës thanë se kanë mbetur pa regjistruar, pasi anketuesit nuk janë paraqitur për mbledhjen e të dhënave.
Censi për regjistrimin e popullsisë dhe banesave ka përfunduar zyrtarisht të mërkurën e 15 nëntorit, por disa qytetarë kanë mbetur pa regjistruar.
Në Durrës qytetarët deklarojnë se anketuesit nuk kanë shkuar asnjëherë në banesat e tyre, përgjatë gjithë procesit nga 18 shtatori deri më 15 nëntor. Ndërkohë të tjerë thonë se e kanë plotësuar formularin me 100 pyetje.
“Jo nuk ka ardhur askush. Jetoj afër gjykatës në shtëpi private. Unë jetoj në pallat. Po kanë ardhur. Jemi regjistruar. Kane ardhur na kanë regjistruar. Tek lagjia nr 18. Po kanë ardhur por skemi qenë ne në banesë” thonë banorët
INSTAT deri më tani nuk ka të dhëna për numrin e familjeve që kanë mbetur jashtë regjistrimit. Rezultatet e para të Censit 2023 pritet te dalin në muajin prill 2024 dhe ato finale në fund të vitit të ardhshëm.