Shpërthen bombula e gazit në Greqi, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda në fytyrë dhe trup

Një vajzë 15-vjeçare shqiptare ka pësuar djegie të rënda në fytyrë dhe trup, pas shpërthimit të një bombule gazi në banesën e saj në Neos Kosmos, Greqi. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, teksa e mitura po ndihmonte nënën e saj në përgatitjen e ushqimit.

Sipas raportimeve të mediave greke, vajza ka marrë djegie të gradës së dytë dhe pritet t’i nënshtrohet disa ndërhyrjeve plastike kirurgjikale në ditët në vijim, për të zvogëluar dëmet në lëkurë.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e shpërthimit, duke përfshirë mundësinë e një rrjedhjeje të gazit.