Kryetari i PSD në Malësi të Madhe në hetim për blerje votash. kontroll personal, biznesit e makinës
Kryetari i PSD në Malësinë e Madhe, Ardian Hysa është në hetim për blerje votash.
Gjyqtari i GJKKO, Erion Bani ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për ushtrim kontrolli personal të Hysës, biznesit të tij një servis makinash dhe mjetit të tij, një Benz Mercedes.
Gjithashtu kontroll personal dhe banese i është ushtruar edhe një qytetari nga Kopliku, Florenc Kalaj, i cili dyshohet se i ka kërkuar favor Ardian Hysës në këmbim të votave të tij dhe familjarëve të tij.
Në dosje evidentohet se nga referimi që është bërë në SPAK nga oficerët e policisë gjyqësore të Shkodrës, hidhen dyshime se Kryetari aktual i PSD-së Malësi të Madhe Ardian Hysa, 46-vjeç, nga Kopliku, është angazhuar në fushatë zgjedhore për PSD-në duke ofruar para për zgjedhës të ndryshëm kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe. Shumat monetare sipas SPAK dyshohet se merren nga përfaqësues të tjerë të kësaj partie politike, të cilët punojnë në qarkun e Shkodrës.
Vendimi i GJKKO:
1. Kontroll personal Ardian Hysa, kontroll biznesit të Ardian Hysës, një oficinë e riparimit të pjesë mekanike, kontroll automjetit të tij Mercedes Benz
2. Kontroll personal Florenc Tonin Kalajt, lindur në Koplik, kontroll banesës së Florenc Tonin Kalaj.
3. Kryerja e kontrollit personal dhe banesë për personat e mësipërm bëhet me qëllim gjetjen dhe sekuestrimin e provave materiale. Kryerja e kontrolli sipas vendimit të GJKKO duhet të kryhet nga Hetuesit pranë SPAK.