E dhimbshme/ Pas një jave kërkimesh, gjenden mbetje të trupit të pajetë të Ardit Beshirit

Pas një jave kërkimesh, gjenden mbetje të trupit të pajetë të Ardit Beshirit.

Në mal, pranë shembjes së masivit, janë gjetur mbetje kufome të punonjësit të fadromës. Grupi hetimor është nisur drejt vendit të ngjarjes. Kërkimet për gjetjen e 29-vjeçarit Ardit Beshiri i cili u rrëmbye bashkë me mjetin eskavator u zhvilluan në një stog minerali në zonën e njohur si Qaf Burrel të Klosit.

Grupeve të kërkim-shpëtimit i janë shtuar edhe ekipe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës të cilët kanë mbërritur ditën e mërkurë pranë vendit ku po zhvilloheshin kërkimet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

Kërkimet janë bërë me mjete të rënda, me krahë nga ana e ushtrisë si dhe me anë të disa aparaturave që detektojnë trupa nën tokë. Ardit Beshiri ka qenë duke punuar me eskavator, në stokun e fabrikës së përpunimit të kromit, e cila muajt e fundit shfrytëzohej nga një shoqëri kineze. Në rrethana ende të paqarta është çarë rezervuari dhe nga vërshimi i ujit dhe inerteve, i riu ka humbur jetën.

Prej ditësh, familjarët e Arditit, së bashku me banorë të zonës, kanë kërkuar vetë me mjete rrethanore në mungesë të pajisjeve të specializuara. Babai i të ndjerit ka bërë një apel të dhimbshëm, duke kërkuar ndihmën e shtetit që të paktën t’i kthehet trupi i djalit për një varrim të denjë.

“Të paktën një gisht të ma gjejnë, që të kem ku të vendos një tufë lule”, tha ai mes lotësh.

Familjarët janë shprehur se ndihma shtetërore ka qenë minimale dhe se në vendngjarje mungonin makineritë për të përballuar terrenin e vështirë, ndërsa masivi që ka zënë fadromën mendohej se shtrihej në një zonë prej afro 8 kilometrash.