Dëshmia e pronarit të lokalit që transportoi policin në spital, identifikoi dhe Klered Bozhanaj


Në rrugë ka vënë re motorin e policisë të rrëzuar në tokë. Pas kësaj ka dalë nga banaku dhe në një distance rreth 3 metra duke dalë nga lokali ka dëgjuar të shtenë armësh.

Është afruar tek hyrja e pallatit i cili është ngjitur me lokalin dhe tek shkallët e katit të parë nga hyrja ka vënë re dy punonjës të policisë të cilët po dilnin nga hyrja.

Sipas tij njëri nga punonjësit e policisë është rrëzuar ndërsa kolegu i tij po e ndihmonte. Aty është afruar dhe ka parë që punonjësi i cili është rrezuar ishte i plagosur dhe ka ndihmuar se bashku me punonjësin e policisë për ta spostuar nga vendi ku ishte. Me tej deklaruesi shpjegon se punonjësi i cili ndihmonte kolegun i ka kërkuar që të merrte mjetin e tij personal dhe ta afronte tek polici i plagosur me qëllim transportimin e tij për në spitalin e Traumës. Ka afruar mjetin e tij tip Golf 5 dhe pasi e kanë ngjitur në mjet punonjësin e plagosur atë e kanë dërguar ne spitalin e Traumes.

Tek spitali i Traumës pronari i lokalit ka treguar dhe foton e autorit pasi e njihte me fytyrë pasi ishte komshi tek lokali dhe banonte në katin e 6-të të pallatit dhe ku ka ndodhur ngjarja ku pikërisht në katin e 6-shtë nga verifikimet e kryera rezulton banesa e shtetasit Klered Bozhanaj. Dëshmitari ka deklaruar se kishte dëgjuar vetëm të shtëna por kishte parë personin i cili qëllonte ndaj punonjësve të policisë