
Nga Aida Topalli
Jemi në vitin 2023. Shoqëria padiskutim ka avancuar shumë. Bashkë me progreset pozitive, kanë ardhur njëherazi edhe ndikime negative. Pasoja që shoqëria i vuan dita-ditës. Një ndër këto fenomene që është rritur njësh me zhvillimin, është edhe konsumimi i lëndëve narkotike. Shqipëria, një vend relativisht i varfër, bart brenda saj edhe fenomene sociale që të krijojnë idenë se jemi në një shtet ku ka shumë para.
Grupmosha të caktuara, shtrirë në të gjithë territorin, konsumojnë lëndë narkotike. Që nga kanabis e deri tek drogërat e forta e ato sintetike. Krahas kësaj gangrene sociale që po merr rrugën me ‘të pestin’, vjen edhe puna e atyre që luftojnë dhe parandalojnë paligjshmëritë.
Puna e Policisë së Shtetit.
Bëhet fjalë për hetime komplekse. Njerëz të cilët shpërndajnë lëndë narkotike në sasi të vogla, dhe justifikohen duke thënë që janë përdorues. Përdorues të cilët nuk bashkëpunojnë pothuajse kurrë, për të dërguar tek furnitorët. Pra përdorues dhe shpërndarës që fshehin të vërtetën, ose pengojnë në zbardhjen e saj.
Vit pas viti, lufta është intensifikuar. Këtë e tregojnë edhe shifrat e larta të kapura së fundmi nga drejtoritë vendore të policive në rang vendi. Vetë organi blu e pranon se ky fenomen nuk zhbëhet me një, dy apo dhjetë operacione, por së paku, ulet pragu i rrezikshmërisë tek disa grupmosha delikate, siç janë adoleshentët.
Më poshtë do të rendisim shifrat e kapura nga drejtoritë vendore ku është edhe më i përhapur ky fenomen.
Tirana, Durrësi dhe Fieri
Tirana
- Janar-Mars vitit 2022, 2 kg kokainë/ Janar- Mars 2023, 5 kg kokainë.
- Janar- Mars 2022, 115 gram heroinë/ Janar- Mars 2023, 45 kg heroinë.
- Janar- Mars 2022, 35 kg kanabis/ Janar-Mars 2023, 73 kg kanabis.
- Droga më e përhapur
Droga më e përhapur, thonë zyrtarisht blutë e Tiranës, është kokaina. Të arrestuarit janë në shumicën dërrmuese shpërndarës.
Grupmosha që shpërndan
Grupmosha mesatare 20-30 vjeç.
Zonat më të prekura
Më e përhapur në lokalet e natës, në zona të populluara, si blloku, Tirana e Re, Komuna e Parisit.
Durrësi
Durrësi, një tjetër qytet me popullsi të përzier, i vizituar nga turistët, është mjaft i prekur nga fenomeni i konsumimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Durrësi është gjithashtu, i konsideruar edhe si porta hyrëse e ngarkesave të mëdha të kokainës. Zyrtarisht, DVP Durrës konfirmon se në këtë qytet më shumë pihet hashash dhe më pak drogëra të tjera. Ajo që është shqetësuese është grupmosha që e ushtron këtë aktivitet të paligjshëm dhe tejet të dëmshëm për shëndetin. Të rinj nga mosha 18 deri në 25 vjeç, konsumojnë dhe shpërndajnë në qytet drogëra të ndryshme.
Statistikat
Për periudhën Janar -Mars 2023, lidhur me veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike janë evidentuar 93 vepra penale, zbuluar 93, me 107 autorë , arrestuar 26, ndaluar 3, në gjendje të lirë 78.
📍Sasia e lëndës narkotike e kapur nga DVP Durrës për periudhën Janar-Mars 2022/2023, janë si më poshtë vijojnë:
>Janar-Mars 2022 – 54.69 gr Kokainë.
>Janar- Mars 2023 – 22.96 gr Kokainë.
>Janar-Mars 2022 – 1 gr Heroinë.
>Janar- Mars 2023 – nuk është kapur Heroinë.
>Janar-Mars 2022 – 33 kg e 610 gr Kanabis.
>Janar- Mars 2023 – 2 kg e 623 gr Kanabis.
Droga më e përhapur
📍Droga më e përhapur është ajo e llojit Kanabis Sativa , ndërsa Kokaina në sasi më të vogël.
Të arrestuarit
📍Të arrestuarit janë në shumicën dërrmuese konsumatorë të lëndës narkotike, për përdorim vetjak si dhe shpërndarës.
Grupmosha
📍Grupmosha mesatare dominon kryesisht 18- 25 vjeç, meshkuj dhe shtetas shqiptarë.
Zonat më të prekura
📍Shpërndarja apo konsumimi i lëndës narkotike është më e përhapur në ambiente të hapura, lokalet e natës që frekuentohen nga të rinjtë, zona të populluara, rrugica lagjesh si ajo Nr.1, “Currila”,Nr.13″ Plazh”, Nr.4″Stacioni i Trenit”, nr.18 si dhe në fshatin Fllakë, Kullë, Sukth, lagja Nr.4 në qytetin e Krujës, Arrameras e Thumanë.
Fieri
Një tjetër qytet jo pak i përfolur sa i takon shpërndarjes së lëndëve narkotike. Fieri është konsideruar shpesh edhe si vendi furnitor i shpërndarësve të drogërave.
Sasia e drogës e sekuestruar
Gjatë vitit 2023 sasia e drogës së kapur nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier
-Heroinë 52.9 gramë
-Kanabis sativa 1244 gram
-Kokainë 18.51 gram
-Metadon 109.5 gram
Droga më e përhapur
Droga më e përhapur për konsum sipas statistikave është kanabis sativa. Sipas statistikave kapjet në të shumtën e rasteve janë në sasi të vogla
Të arrestuarit
Të arrestuarit për këto për këto vepra penale janë shpërndarës dhe konsumator
Grupmoshat
Grupmoshat në arrestimet e bëra janë 18-30 vjeç.
Vendet më të rrezikuara
Sipas statistikave personat e arrestuar kanë qenë në lokale dhe makina. Konsumimi narkotikeve behet në lokale dhe makina.
Metodat e hetimit
Metodat e përdorura për të rënë në gjurmët, për të dokumentuar dhe arrestuar autorët e kësaj vepre, janë informacionet policore, aplikimi i formave dhe metodave të punës policore për dokumentimin e aktivitetit kriminal