DETAJE/ 18 kg kokainë në makinën e shkodranit. Droga hyri nga Shqipëria në Mal të Zi, do shitej në Paris

Arvid Halili, 34 vjeç u arrestua më 16 nëntor 2023, pasi në automjetin tip “BMW” që drejtonte u gjetën 18 pako me kokainë.

Arrestimi i tij u bë në pikën e kalimit kufitar me Kroacinë, Debeli Brijeg.

 

Sakaq, është zbardhur dhe itinerari i lëndës narkotike kokainë, në 18 pako të ndryshme.

Policia e Shtetit konfirmon se droga fillimisht ka qenë brenda territorit të vendit tonë, ndryshe nga sa është raportuar e anasjellta në fillim.

Autoritetet malazeze mësohet se kanë pasur informacion për praninë e lëndës narkotike dhe e kanë mbajtur në vëzhgim të riun shkodran përgjatë udhëtimit të tij në tokën e shtetit fqinj drejt pikës kufitare të Debeli Brijeg me Kroacinë.

Arvid Halili rezulton korrier i një prej klaneve shqiptare të transportimit të drogës, por nuk përjashtohet mundësia që këtë herë të ketë qenë i vetëm, edhe pse para hetuesve malazez nuk ka dhënë detaje.