(Video) E mitura humbet ndjenjat pas konsumimit të tollumbaces me azot

Një vajzë e mitur ka humbur ndjenjat pas konsumimit të tollumbaces me azot. Tollumbacet e rrezikshme që  po helmojnë të rinjtë e Tiranës, tashmë gjenden kudo.

Edhe pse efektet shëndetësore tek adoleshentët janë shumë të rënda, varësia ndaj tyre po rritet gjithnjë dhe më shumë.

Pamjet e mëposhtme tregojnë disa vajza që konsumojnë tollumbace në një nga ambientet e Tiranës dhe njëra prej tyre ka humbur ndjenjat pas konsumimit të tollumbacit me azot.