Fushata e 11 majit ul siparin, Rama dhe Berisha mbyllin mitingjet në Tiranë para mijëra mbështetësve

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë mbyllur mbrëmjen e sotme fushatat e tyre për zgjedhjet e 11 majit, me mitingje të mëdha në Tiranë, ku liderët përkatës, Edi Rama dhe Sali Berisha, mbajtën fjalime para mijëra mbështetësve.

Socialistet u mblodhën në Parkun Olimpik të kryeqytetit, ndërsa demokratët në Bulevardin e Ri, duke shënuar fundin e një fushate intensive që nisi më 11 prill dhe përfshiu takime në të gjithë vendin dhe disa qytete evropiane për shqiptarët e diasporës.

Pas mbylljes së mitingjeve, partitë do hyjnë në 24 orët e heshtjes zgjedhore, përpara se qytetarët të votojnë të dielën për përfaqësuesit e ardhshëm në Kuvend.