E rëndë në Prishtinë/ Dizajneri i njohur plagos të dashurën dhe më pas vetëvritet! Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Prishtinë, ku dizajneri i njohur Festim Isufi dyshohet se ka plagosur me thikë të dashurën e tij dhe më pas ka vrarë veten.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në Rrugën B, një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit kosovar. Sipas raportimeve fillestare, Isufi fillimisht ka sulmuar me thikë të dashurën e tij, Rina Maloku, duke e plagosur në dorë, dhe më pas ka qëlluar veten me të njëjtën armë, duke ndërruar jetë në vend.

Festim Isufi, i cili njihej për krijimet e tij unike dhe përfaqësimin e modës shqiptare në evente ndërkombëtare, ishte stilisti i parë shqiptar që kishte marrë pjesë në Javën e Modës në Paris. Ai kishte bashkëpunuar me shumë figura të njohura të showbizit në Shqipëri dhe Kosovë dhe kishte punuar për vite me Agnesa Vuthajn.

Policia e Kosovës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton rrethanat e këtij akti të rëndë, ndërsa Rina Maloku është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.