“Je doktori i zemrës sime!” Stresi ndez atmosferën në mitingun e PD-së, i bën diss Noizy-t: Je në partinë e gabuar! S’harron të “përshëndesë” Lali Erin
Stresi ndezi atmosferën në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike në Tiranë, ku këndoi edhe këngën e tij më të re dedikuar PD-së.
Reperi nuk kurseu as ironitë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe shakatë për mikun e tij, Noizy, i cili iu bashkua fushatës së PS-së.
“Nga ky shesh e di që Erion Veliaj po më sheh atje me shokët e vet, a po dukem bukur?”, tha Stresi, ndërsa turma shpërtheu në brohoritje.
Gjatë fjalës së tij, Stresi tregon se kishte paralajmëruar Noizy-n se ishte në anën e gabuar politike.
“Dhe i thashë shokut tim, Noizy, je në partinë e gabuar, vëllai im!”, u shpreh ai.
Në fund ai shprehu gjithashtu mbështetjen e tij të plotë për liderin e PD-së, Sali Berisha.
“Doktor, je doktori i zemrës sime!”, përfundoi reperi.