Berisha: Më 11 maj, vota është për dinjitetin tuaj! Njeriu që iu dha 2 kg fara kungulli, iu mundëson një apartament për 108 vjet punë!

Në mbylljen e fushatës së PD-së në Tiranë, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu drejtua të rinjve me një mesazh të fortë, duke theksuar se vota më 11 maj është një mundësi për të mbrojtur dinjitetin e tyre.

“Më 11 maj vota është edhe për dinjitetin tuaj, ju jeni të rinj dinjitoz”,
tha ai, ndërsa ironizoi Ramën duke thënë se për mandatin e katërt iu ofroj të rinjve 2 kg farë kungulli.

Berisha tha se Rama u ofron të rinjve një apartament për 108 vjet punë, ndërsa garantoj se me PD në pushtet, çdo çift do ketë një çati.

Berisha: Më 11 maj vota është edhe për dinjitetin tuaj, ju jeni të rinj dinjitoz. E dëgjuat me veshët tuaj kur një njeri i dekuilibruar ju tha se për mandatin e katër do u siguroj 2 kg farë kungulli, një fyerje e madhe për të rinjtë shqiptarë.

Qeveria e ardhshme do shpall paktin për rininë, paktin start-up Albania. Çdo i ri do diplomohet pas diplomimit. Një gjë mos harroni, që beteja jon është të rikthejmë kombin në rininë e tij.

Ndaj dhe për talentet tuaj, do ketë një fond të veçantë me të cilin do mbështeteni për krijimtarinë tuaja në të gjitha fushat.

Sot njeriu që iu ofroj 2kg farë kungulli, iu ofron një apartament për 108 vjet punë, ju garantoj se çdo çift i ri do ketë një çati. 30 mije euro granti për të paguar interesat e kredisë.