Zhdukja e Jan Prengës/ Zbardhen komunikimet në Sky ECC mes Dritan Rexhepit, Altin Hajrit dhe Gentian Docit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbuluar prova të reja në procesin gjyqësor që po zhvillohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

SPAK ka paraqitur prova të reja ndaj Festim Bexhdilit, kopshtarit të kompleksit “Golden Resort”, i cili ndodhet në qendër të hetimeve për rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës.

Në seancën e sotme, SPAK ka depozituar komunikime të përgjuara përmes aplikacionit të koduar Sky ECC, të kryera ndërmjet Dritan Rexhepit,i dyshuar si organizator i ngjarjes, Altin Hajrit, pronari i “Golden Resort”, dhe Gentian Doçit (Funiqi).

Seanca u shty për në datën 13 maj, pasi avokati kërkoi kohë për njohjen me provat e reja.