Humbi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, familjarët paraqiten në Policinë e Tiranës dhe marrin fëmijën

Ditën e sotme te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë një fëmijë i mitur rreth moshës 3-4 vjeç, i cili ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Pasi policia e mori në Drejtorinë e Tiranës dhe bëri njoftim, janë paraqitur familjarët e miturit dhe vogëlushi iu dorëzua atyre.

Ata falënderuan policinë dhe të gjithë personat që u kujdesën për të miturin.

Nuk dihen ende rrethanat se si vogëlushi u ndodh i vetëm në Bulevardin kryesor të kryeqytetit, ndërsa ishin kalimtarët e rastit ata të cilët njoftuan policinë.