Qytetarët gjejnë fëmijën në Tiranë pa praninë e prindit! I mituri dërgohet në polici

Një fëmijë rreth 4 vjeç është gjetur pasditen e sotme nga policia e Tiranës.

Përmes një njoftimi për mediat policia bën me dije se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë një fëmijë i mitur rreth moshës 3-4 vjeç, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai mban të veshur një palë xhinse ngjyrë blu dhe një bluzë me kapuç ngjyrë blu. Fëmija i mitur u dërgua në ambientet e policisë së Tiranë, teksa policia i bën thirrje familjarëve apo të afërmve të të miturit të paraqiten në DVP Tiranë

“Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë”, apelon policia.