VIDEO EKSKLUZIVE/ Me duar në xhepa, i maskuar dhe i vetëm! Lëvizjet e autorit të vrasjes së Renato Hoxhaj
Replika.al ka siguruar me pamje video lëvizjet e autorit të dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhaj pak ditë më parë në Vlorë.
Siç shihet dhe në këto momente, ai kishte zgjedhur ta kryente i vetëm vrasjen, teksa në shpinë kishte një çantë dhe ishte maskuar me kapele, maskë dhe në zonën e barkut kishte kamufluar sikur ai ishte mbipeshë.
Sot është vënë në pranga Eris Mehmetaj, 37-vjeç, nga Tropoja, i cili dyshohet se i ka dhënë autorit automjetin me të cilin ai është larguar, të cilit i kishte ndryshuar edhe targat. Mehmetajt i është sekuestruar celulari, që pritet të zbardhë të dhëna për pjesëmarrësit në vrasje. Dyshimet e deritanishme janë se vrasja e Renato Hoxhajt është porositur nga Dubai dhe shkak dyshohet se është bërë fakti që ai nuk ka pranuar të japë tokën për ndërtim. Ekzekutori dyshohet se është arratisur drejt Greqisë.