Roja hyn i dehur në spital, përfshihet në sherr me infermierët dhe familjarët e pacientëve
Një incident ka ndodhur para pak minutash në spitalin rajonal të Korçës ku njëri nga rojet e sigurisë të këtij spitali është konfliktuar fillimisht me një nga familjarët e pacientëve të shtruar në një nga dhomat e urgjences se spitalit e me pas ka vazhduar konfliktin me një nga infermierët e këtij shërbimi
Është dashur ndërhyrja e policisë për të izoluar konfliktin e mëtejshëm ndërkohë që të dyja palët janë shoqëruar në komisariatin e Korçës për të dhënë sqarime të mëtejshme lidhur me këtë konflikt
Nga ana tjetër mësohet se roja i sigurisë së shërbimit të urgjencës do I nënshtrohet testit të alkoolit