Silvinjos i jepet pasaporta shqiptare/ Balla publikon videon: Komplimente për rezultatet

Trajneri i kombëtares kuqezi, Silvinjo, arriti të kualifikojë Shqipërinë në Europian është tashmë qytetari më i ri i repubikës së Shqipërisë gjatë Samitit të Diasporës, që po mbahet në Pallatin e Kongereseve trajneri ka pranuar të marrë shtetësinë albanese.

Me anë të një video,  që Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka publikuar në profilin e tij zyrtar, në rrjetet sociale, nga Samiti i Diasporës, teksa ndodhet afër teknikut Sylvinho, ka njoftuar se ka pranë shqiptarin e fundit, që ka pranuar të jetë qytetari ynë.

“Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”,- thuhet në video e publikuar nga Balla e më pas, Sylvinho shprehet: “Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”.