Një konflikt familjar mes dy vëllezërve në fshatin Vranisht të Vlorës ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës.
Policia bën me dije se ka nisur procedimin penal për 57-vjeçarin S. R., i cili gjatë debatit me të vëllain, B. R., e ka kërcënuar duke qëlluar në ajër me armë gjahu.
Forcat e rendit sekuestruan armën në cilësinë e provës materiale, ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ