Detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë në zonën e quajtur “Kodra e Priftit” ku krimi në familje la pas një viktimë.
Hekuran Gjoni goditi disa herë me thikën e bukës të birin e tij, 37-vjeçarin Asim Gjoni. E gjithë skena është zhvilluar në praninë e familjarëve, teksa sipas raportimeve të para dy personat kanë qënë në gjendje të dehur.
Viktima ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes tragjike, që përfundoi me vdekjen e 37-vjeçarit, i cili ishte ushtarak.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ