Detaje tronditëse/ Zbulohet rruga që vëllezërit Duka ndoqën në ekzekutimit e biznesmenit Eduart Reçit

Detaje të reja mbi dinamikën e vrasjes së biznesmenit, Eduart Reçi.

Shkëlqim dhe Florian Duka kanë përfunduar në pranga si të dyshuarit e policisë. Dy vëllezërit pronarët e biznesit “Chico d’oro” kishin hapur një tunel te banaku i lokalit të tyre dhe përmes tij kalonin te shkallët e hotelit ku kanë qëlluar.

E kanë vëzhguar për 6 ditë me radhë. Pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë, policia ka vëzhguar se nga hynin në këto ambiente, pasi prezenca e tyre nuk bëhej përmes hollit të hotelit “Iliria” por as nga dera e lokalit ngjitur.

Pas kontrollit te “Chico d’oro”, policia ka gjetur hyrjen e tunelit të mbuluar me mushama. Arma ishte blerë në faqe interneti. Pavarësisht kësaj, dy vëllezërit kanë mohuar autorësinë e ngjarjes.

Para hetuesve, Shkëlqim Duka nuk ka pranuar se e ka kryer ai ekzekutimin, ndërsa Florian Duka nuk ka pranuar të flas dhe se do rrëfejë në një tjetër moment.