“Ore a u hoq ajo non grata?” – Rama i përgjigjet komentuesit: Si keni fytyrë më pyesni mua a e kaloj dot oqeanin
- 22 April, 2025
Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në rrjetet e tij sociale.
I pyetur se kur do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rama iu përgjigj me ironi nëse është hequr apo jo nongrata e Sali Berishës.
“Ore a u hoq ajo non grata? Si keni fytyrë që mbasi i thanë shqiptarëve do hiqet non grata, tani thoni a shkoj unë matanë oqeanit a jo.
O pika pika pika. Nuk kanë rëndësi këto, nuk kanë rëndësi ato që thuhen lartë e poshtë, muhabete lagjesh. Nuk kanë pikë rëndësie edhe këto sharje”-tha Rama.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ