Kanosën punonjësit e Policisë rrugore, nis hetimi për dy vëllezërit në Korçë
Dy vëllezër nga Korça do të hetohen në gjendje të lirë pasi kërcënuan punonjësit e Policisë Rrugore.
Sipas njoftimit të Policisë bëhet me dije se ata nuk iu janë bindur Rrugores për t’u dhënë dokumentacionin e automjetit.
NJOFTIMI I POLICISE:
“Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. I., 22 vjeç, dhe G. I., 26 vjeç, banues në Çiflig, vëllezër, pasi në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë Rrugore, për të paraqitur dokumentacionin e automjetit, dhe i kanë kanosur ata, për shkak të detyrës”,
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.