Mbi 3 orë në SPAK, kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri kyç sërish gojën përballë gazetarëve

Pasi qëndroi për 3 orë në SPAK, kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, një prej vartësve dhe njerëzve të afërt të Belinda Ballukut ka kyçur gojën para gazetarëve.

Ai nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat, duke zgjedhur të heshtë përballë pyetjeve të gazetarëve.

Myzyri është marrë në pyetje në lidhje me afera me tenderat publike, ndërsa kjo është hera e 3 që merret në pyetje.