Dosja “Gërdeci”, Mediu vijon të kundërshtojë përgjigjet e ekspertëve: Trajtimi i municionit ishte kompetencë ekskluzive e …
Ish-ministri, Fatmir Mediu ka kundërshtuar përgjigjet e ekspertëve të akt-ekspertizës, tekniko-ushtarak.
Në seancën gjyqësore të dosjes “Gërdeci”, Mediu pranoi se trajtimi i municionit ishte kompetencë e forcave të armatosura dhe jo e Ministrisë së Mbrojtjes.
“Trajtimi i municionit ishte kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura dhe jo e Ministrit të Mbrojtjes. Për çdo vendim të qeverisë ka pasur një urdhër ministri dhe pas çdo urdhri të ministrit një urdhër tjetër ose udhëzim të shtefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, kështu funksionon në ministrinë e Mbrojtjes. FA e ka pasur detyrë mbikqyrjen. Zyrtarë të lartë të FA, sipas dëshmive, e kanë vizituar Gërdecin. Ata nuk kanë zbatuar detyrimet që ka urdhëruar VKM-ja” tha fillimisht Mediu.
Sipas tij, SAC nuk kishte vetem demontim, por edhe demilitarizim, pra kthimin e tyre në të pa efektshëm dhe të pa rrezikshëm. Sac ka kryer demontin, duke mos kthyet demilitarizim, fakt që i është vënë në dukje kompanisë. Nuk ka pasur plotësim detyrimesh nga ato që duhet të plotësojnë FA.