Berisha për Ramën: Degradon fushatën! Jashtë çdo etike dhe standarti

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me tone të ashpra ndaj Edi Ramës.

Berisha theksoi se është e papranueshme që një kryeministër të përdorë nuditetin si mjet për të fituar vota. Ai e quajti këtë një shfrytëzim të jashtëligjshëm dhe amoral të detyrës, duke e krahasuar me sjellje të papranueshme që mund të dëmtojnë shoqërinë.

“Vlerësimin individual t’ia lija çdo nënë shqiptare se sa do të donte që kryeministri t’i servirte fëmijëve të saj nuditetin, sa do të donte çdo grua që burri i saj t’i servirte publikun lakuriqësinë e tij në plazh, çdo mësues të pyesë veten ç ‘përbën kjo për nxënësit e saj. Kur një kryeministër del me moton “nudo për vota” duke shfrytëzuar jashtë çdo kodi etik e moral detyrën.  Edhe në kuzhinën e tij me katër mure ta bënte këtë premtim para kamerave, ai është përgjegjës për qindra mijëra fëmijë që do tu mbetet në mendje se çfarë është i aftë të bëjë ky njeri. Nuk mund të nxjerrësh në Pazar nuditetin tënd, ka pasur raste që edhe janë përjashtuar nga gara” tha Berisha.