Ekskluzive/ Megaoperacioni me GDF përgjimet nxorën zbuluar grupin kriminal
ABC News siguron dosjen hetimore të megaoperacionit të zhvilluar mes autoriteteve shqiptare dhe italiane në bashkëpunim me EUROJUST, në kuadër të të cilët u shkatërrua grupi kriminal i trafikut të drogës, i cili drejtohej nga tre shqiptarë.
Në dosjen e siguruar nga ABC News, janë transkriptuar edhe përgjimet e e kryera mes anëtarëve të grupit kriminal, falë hetimeve 5 vjecare të autoriteteve të nisura prej vitit 2017.
Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me këtë procedim penal është provuar se Alfred Luli dhe Gjergji Luli kanë transferuar, shitur dhe treguar tek Renato Zefi dhe Gjergji Zefi një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, që llogaritet në masen rreth 10 kilogramë, dhe i korespondon një vlere prej rreth 200,000 Euro.
Kjo sasi lënde narkotike është marrë nga Renato Luli dhe Gjergji Luli dhe iu është shpërndarë më pas klientëve të tyre. Këto veprime jane kryer në Bergamo, në periudhën midis marsit dhe nëntorit të vitit 2016.
Po kështu është provuar se Alfred Luli dhe Gjergji Luli kanë transferuar, shitur dhe tregtuar tek shtetasit Renato Zefi dhe Gjergji Zefi një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, në masën dy kilogramë e cila është marrë nga Renato Luli dhe Gjergi Luli dhe është sekuestruar në Bergamo, në datën 25.01 2017.
Në lidhje me ngjarjen është nxjerrë një bisedë nga aparati i telefonit Iphone sekuestruar shtetasit Alfred Luli, të zhvilluar me vëllain e tij Gjergji Luli, që perkon me kohen kur shtetasit Renato Zefi dhe Gjergji Zefi. Biseda ka pasur si qëllim marrjen e lajmeve nga dy blerësit, të cilët si praktikë të zakondshme, duhet të kishin njoftuar furnizuesit e tyre për mbërritjen në destinacion.
Bisedat e gjetura ne telefonin celular konfirmojne perfshirjen në kryerjen e këtii aktiviteti edhe të shtetasit Gjergji Luli, të konfirmuara më tej edhe ne përmbajtjen e bisedave te kryera nga Alfred Luli me të atin e tij.
ABC News do të publikojë në vijim përgjimet e anëtarëve të grupit kriminal në trafikun e drogës.
SHQIPTARËT E HETUAR
Braniol Liço,
Gernard Beu,
Emirjan Beu,
Dorian Beu,
Syrjan Tola,
Igli Lala,
Ramazan Grada,
Florid Vukaj,
Gjergj Zefi,
Renato Zefi,
Rexhep Dallupi,
Alfred Luli,
Gjergji Luli,
Saimir Prenga,
Lorik Prengaj,
Francesco Çeçi,
Ilir Duro,
Lulzim Selimi,
Dhimitër Nina,
Eledjo Dedej,
Enkeleda Bakalli,