EKSKLUZIVE/ Replikë siguron videon e atentatit të Klaudio Prendit! Audi vjen nga lart, i afrohet ngjitur dhe…

Replikë ka siguruar momentin e atentatit ndaj djalit të ish-gjyqtarit që mbeti i vrarë një natë më parë në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Në video duket mjeti tip audi gri që vjen nga rrethrrotullimi i “Klan”, dhe nga ana tjetër duket edhe i riu Klaudio Prendi që ngjitet në mjet.

Sapo Prendi ngjitet, Audi i afrohet fare pranë dhe e qëllon me silenciator. I riu është qëlluar me armë sapo ka dalë nga një lokal në zonën e njohur si Xhamlliku në kryeqytet rreth orës 00:36 minuta të kësaj të marte.

Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës ku fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. 30-vjeçari është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar teksa ka qenë duke hipur në makinë. Makina e autorëve ka qenë duke zbritur nga rruga e Freskut. Sapo i riu ka hipur në mjetin e tij, ata e kanë qëlluar disa herë dhe plumbat e kanë kapur në kokë dhe në kraharor.

Menjëherë pas kësaj autorët janë larguar drejt qendrës. Shokët e Prendit kanë dalë nga lokali dhe me makinën e viktimës janë nisur drejt spitalit të Traumës. Ndërkohë, policia njofton se në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur tip Audi e cila dyshohet se u përket autorëve. Brenda mjetit nuk është gjetur arma e zjarrit.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve si dhe ndjekjen e itenerarit të tyre. Pasi ata kanë djegur makinën në Farkë, janë larguar më pas me një mjet tjetër. Edhe në këtë zonë po punohet me këqyrjen e kamerave të sigurisë për të zbuluar mjetin e dytë të përdorur nga autorët.

30-vjeçari Klaudio Prendi është një emër i njohur për policinë pasi më 6 maj të vitit 2023 ai ka qëlluar me armë në qytetin e Pukës dhe kohët e fundit kishte patur disa konflikte me persona të tjerë. Viktima ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq pasi filloi Vettingu. Ai ka gjykuar disa dosje të personazheve të botës krimit. Sa i takon pistave te hetimit për atentatin ndaj 30 vjeçarit policia po heton konfliktet që ai ka pasur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)