Gjithçka e ndodhur në vetëm 6 sekonda.
Kaq i ka mjaftuar autorëve për të ekzekutuar Klaudio Prendin.
Në videon e siguruar nga Replika.al shihet makina e autorëve, Audi A4 që afrohet me mjetin ku sapo kishte hipur viktimave.
Aty shihet vetëm tymi që lëshon qyta e armës së përdorur nga autorët, teksa më pas makina e tyre largohet drejt qendrës së Tiranës.
Policia nga hetimet ka arritur të zbulojë se 28-vjeçari ka pasur një konflikt para disa ditësh për çështje borxhi me disa persona.
Klaudio Prendi dyshohet se ishte i përfshirë edhe ne tregun e paligjshem te llotove sportive.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës të së hënës, 19 nëntor, në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. I riu ndodhej në lokal me miqtë e tij dhe me disa efektivë policie përpara se të ekzekutohej.
Kanë qenë miqtë e tij ata që e dërguan 30-vjeçarin në spital, por fatkeqësisht ai nuk arriti tu mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën te Trauma. Ndërkohë, një prej miqve të tij i cili është dhe polic ishte vënë pas autorëve me “Audi RS6”, por mjeti i kishte humbur rrugës.
View this post on Instagram