Morën 2 mijë euro rryshfet, lihet në burg shefi i Rrugores Roven Zeka dhe Sokol Novaku
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda (GJKKO) ka vendosur të lërë në burg shefin e Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka, dhe atë të sektorit të aksidenteve, Sokol Novakun, të arrestuar nga SPAK për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, në bashkëpunim.
Hetimet e SPAK kanë zbuluar se ata kërkuan dhe morën një ryshfet prej 2 mijë eurosh nga një shofere, Anisa Vrioni, pas një aksidenti rrugor të ndodhur më 16 prill 2025 në Tiranë.
Nga përplasja e dy automjeteve, pesë pasagjerë të njërit automjet u dërguan në spital, ndërsa shoferja e automjetit tjetër, Anisa Vrioni, u detyrua të paguante shumën e kërkuar për të shmangur arrestimin.