Itali/ Makina përplas për vdekje 31-vjeçaren shqiptare

ITALI

Një 31-vjeçare shqiptare është përplasur për vdekje nga një makinë tip fuoristradë në Rimini të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjes e së shtunës, ku e reja identiteti i së cilës nuk bëhet i dihet ende, ka qenë në shoqërinë e një 21-vjecare me origjinë indiane dhe të dyja duke ecur anash në rrugë janë përplasur nga makina.

31-vjeçarja shqiptarja ka ndërruar jetë në vend ndërkohë e reja indiane ndodhet në spital në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

Policia italiane ka arrestuar drejtuesin e mjetit i cili gjatë deklaratës së tij ka thënë se nuk i ka parë.

Sipas mediave italiane ai është rreth 60 vjeç dhe ishte duke shoqëruar një të afërm në spital. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Check Also

PD kallëzon në SPAK Spiropalin, Hoxhën dhe Drejtorin e Policisë: Persona të armatosur kanosën deputetët

Pak pas përfundimit të protestës dhe tensioneve para Parlamentit nga opozita, ka ardhur edhe reagimi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *