“Luftë” për mandatin e katërt! Akuza dhe reagime… “Mbrojtja e votës” zbarkon në terren, Lezha këtë herë, blu apo mavi?

Nga Redaksia e REPLIKË

Ndërkohë që finishi i fushatës zgjedhore është në prag, dy ngjarje me përmbajtje elektorale janë regjistruar pikërisht në zonën e Lezhës, me aktorë të përfshirë, simpatizantë dhe mbështetës të partive të mëdha politike.

Lezha dhe fushata zgjedhore

Ndërkohë Partitë politike dhe kandidatët vijojnë fushatën në qytete dhe fshatra në qarkun e Lezhës, fushatë e mbushur me prapaskena, ku dy forcat kryesore politike kanë ngritur akuza kundrejt njëri-tjetrit.

Gjin Gjon kandidati i opozitës është denoncuar dhe ndiqet në gjendje të lirë nga Prokuroria, ndërsa punonjës nga Administrata janë akuzuar nga opozita për shkelje të standarteve zgjedhore. Nuk kanë munguar as akuzat dhe zërat për përfshirje të personazheve problematikë.

Nga njëra anë është Koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, që këto personazhe i konsideron si grup të posaçëm për ruajtjen e votës, e nga ana tjetër, është mazhoranca ajo që i etiketon si banditë, cënues e kërcënues të kandidatëve të saj. Një situatë e pritshme në Lezhë, për shkak të garës së fortë, por edhe të emrave të përfshirë në lista, që janë njerëz me jo pak kontribut.

Kandidatët përballë njëri-tjetrit, brenda dhe jashtë partive…

Në koalicionin e opozitës kandidojnë plot nëntë kandidatë, shtatë janë në listën e hapur, tre prej tyre janë nga Partitë e grupimit. Viktor Tushaj tashmë i njohur në Partinë e Ilir Metës, ish- kryetar i bashkisë së Lezhës.

Edison Doçi vjen nga subjekti i Partisë së Agron Dukës, një tjetër emër i njohur në politikën shqiptare.

Arkitektja Melissa Vuthaj, vajza nga Kurbini duket se ka fituar terren nga përfomanca e saj ndër kandidatet me të reja, jo vetëm të këtij koalicioni, por në tërë qarkun e Lezhës.

Kreu i Partisë Republikane Shqiptare Fatmir Mediu arriti marrëveshjen me Berishën për emrin e arkitektes Melissa Vuthaj, si një zë të fuqishëm rinor në parlamentin e ardhshëm.

Në zgjedhjet e 11 majit nga Partia Socialiste përpos Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe ish- zëvëndëskryetari të bashkisë Lezhë Ermal Pacaj, të sigurtë në listat e mbyllura, më tej në listë janë dhe shtatë kandidatë.

Admir Kadeli figuron ndër emrat e rinjë të këtij grupi politik. Djali i një emri të njohur, Gjovalin Kadeli ish-deputet në parlamentin shqiptar, fatkeqësisht i ndarë nga jeta disa vite më parë. Admiri tashmë ka preferuar të zgjedhë rrugëtimin e të atit, në kuadrin e kontributeve në shërbim të komunitetit, si vazhdë e një vlere të kësaj familje, për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Koalicioni “Shqipëria Bëhet” vjen në këto zgjedhje me disa emra të njohur, spikat Gjenerali Ded Prenga dhe Doktori i Shkencave Erjon Selmani një familje tradicionale nga Miloti. Kësaj liste i është bashkëngjitur dhe Rigerta Tusha ( Loku) vajza mamurrzake që jeton në thellësinë e fshatrave të Mirditës. Rigerta gjatë një seance parlamentare që përfqësoi shoqërinë civile tronditi sallën e Parlamentit gjatë fjalës së saj.

Lulzim Basha në listën e tij në këtë qark, ka përzgjedhur ” kaubojsin” ish- deputetin Eduard Ndocaj. Ky i fundit u identifikua dhe nga batuta, gjatë një seance parlamentare, dhe tashmë ai i beson koalicionit të Bashës, së bashku me disa emra të tjerë madje të ardhur nga emigrimi enkas për kandidim.

E djathta dominante, po këtë radhë?

Ndërkohë Qarku Lezhës tradicionalisht ka dominuar e djathta në zgjedhjet Parlamentare.

Tashmë lufta e partive politike bëhet për vendin e tre deputetëve nga katër në listat e mbyllura. Të gjithë po luftojnë madje dhe nga partitë dhe koalicionet e reja.

Ndërkohë që qytetarët presin 11 majin ditën e zgjedhjeve, në ankth ndodhen kandidatët, ata që kanë punuar përgjatë një periudhe të caktuar të shpalosin programet dhe ambiciet e tyre, të bindin qytetarët në përzgjedhjen e deputetit të duhur.

Ajo që është lënë pas nga të zgjedhurit legjislativ, thua kanë bindur komunitetin të zgjedhin njeriun e duhur, referuar se vota është e shenjtë.

A është i bindur një fermer, se janë plotësuar kërkesat e tij në prodhimet bujqësore dhe blegtorale, dhe ai të zgjedhë një nga disa kandidatët t’i besojë dhe të ndalojë për pak orë të shkojë në qendrën e votimit të tregojë verdiktin. Po një pensionist ka vullnetin e tij i paimponuar të votojë?

Po një i ri që voton për herën e parë ka bindjen e tij të plotë se ka ditur të zgjedhë njeriun e duhur.

Nëse i referohemi shtresave të ndryshme, atyre me të drejtë vote, radha vijon, por sa të sigurtë janë zgjedhësit e grupmoshave dhe profesioneve të ndryshme, atyre në administratë ose dhe të papunëve, të zgjedhin të duhurin e tyre.

Ajo që urojnë të gjithë ” një proçes pa incidente, larg fenomeneve negative, një rrugë e lirë për votuesin të zgjedhë pa kompromise./ REPLIKE