Aksident i frikshëm në Dvoran të Korçës, shoferi në gjendje të rëndë në spital

[08/05, 21:05] Xhensil Shkëmbi Korçë: Aksident me një të plagosur rëndë në aksin rrugor Korçë – Ersekë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të degezimit të fshatit Boboshtice, ku një drejtues mjeti ka kryer një manovër të gabuar çka e ka sjellë humbjen e kontrollit të mjetit dhe me pas ka përfunduar në anë të rrugës nacionale.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi V.Sh i cili ndodhet në spitalin e Korçës në sallën e reaminacionit.

Burime pranë këtij spitali thanë se gjendja e drejtuesit të mjetit është tepër e rëndë.

Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Korçë/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:35 në aksin rrugor “Korçë- Ersekë”, në fshatin Dvoran, shtetasi V. Sh., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi V. Sh., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.