I dha lejen për 17 kullat/ Ja si Lulzim Basha i shërbeu Berishës kur drejtonte Tiranën
Nga Aida Topalli
Në dosjen 200 faqëshe kundër Jamarbër Malltezit, ish kryeministrit Sali Berisha dhe biznesmenit Fatmir Bekteshi, ndër të tjera, teksa sqarohet nga hetuesit se si është përftuar apo privatizuar Klubi i Sportit Partizani, del edhe një detaj tejet i rëndësishëm. Është pikërisht firma e Lulzim Bashës, që në atë kohë mbante postin e kreut të Bashkisë së Tiranës, që dha lejen për ngritjen e 17 kullave, tek zona e ish Parkut të Autobuzave.
Teksa sot janë në luftë të ashpër me njëri tjetrin, pra Basha dhe Berisha, për vulën e Partisë Demokratike, dikur, duket qartazi në këtë dosje, se i kanë shërbyer njëri tjetrit për afera të mëdha korruptive.
Teksa Jamarbër Malltezi, dhëndërr i Berishës, ndodhet në qeli si personi kyç që privatizoi në mënyrë fiktive ish klubin Partizani, në dosje dalin edhe emra të tjerë, që në një formë apo një tjetër, kanë vënë gisht në këtë skandal të radhës, pas inceneratorëve.
Ajo që mbetet për tu parë është nëse do të hetohet mënyra se si është dhënë kjo leje nga Lulzim Basha.
Kujtojmë se sot, ishte vetë ai që doli dhe përshëndeti në njëfarë mënyre punën e SPAK. A harroi Lulzim Basha që ka firmën në letra dhe emrin në dosjen hetimore?