Tashmë është momenti për të cilin nuk ka nevojë të flitet gjatë, sepse djali për të cilin në mbi dhjetë vite angazhim në politikë, nuk kam parë më shumë pozitivitet dhe pranueshmëri në popull.
Ai ndan politikën e bosave, të fortëve dhe arrogantëve, djemtë dhe vajzat e ishave të politikës, apo të biznesit dhe vjen krejt natyrshëm, për të treguar se fuqia e punës dhe vlerës dominon.
Koha e politikës, është politika në kohën për të cilën unë jam gjithmonë partizane e rastit më të mirë-perfekt time. Alberti si njohës i ekonomisë e di burimin dhe destinacionin, duke e dalluar nevojën, mban fjalën e dhënë se i është ushqyer që në fëmijëri.
Alberti i mbiemrit të zonës që mbart peshën e gjithë krahinës, meqenëse ka një deng me halle dhe një udhë të cilën i duhet ta shtojë gjërë, e ta mbajë gjatë për përgjegjësinë e besimit që ka rënë në çdo banor të zonës.
Me Bertin Kukësi i bën qokën vetes, për një të ardhme të sigurtë.