Besart Kelmendi i njohur si Gjesti u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.
Ai fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, derisa në vend të dytë u rendit këngëtarja Rozana Radi. Në fjalët e para pas përfundimit të këtij sezoni, artisti shqiptar tha se do të kalojë kohë me familjen.
Teksa ishte i izoluar, ai ka përmendur vazhdimisht se e ka marrë malli për vendlindjen, fshatin Pavlan. Gjesti qëndroi 184 ditë në Big Brother Vip duke marrë parasysh kalimin nga Big Brother i Kosovës në atë të Shqipërisë.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ