Autorët ngatërruan shënjestër? Detaje të reja nga atentati në Tiranë me 4 të plagosur – të rinjtë s’kishin konflikte, dyshohet për…
- 18 April, 2025


Policia po heton në disa pista lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku mbetën të plagosur katër persona, mes tyre dy të mitur. Një nga pistat kryesore është ajo e ngatërrimit të shënjestrës.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se tre autorët që udhëtonin me një fuoristradë kanë ndjekur dhe qëlluar ndaj një G-Class ku ndodheshin djali dhe nipi i pronarit të “Pelikani Security”, shoku i tyre dhe shoferi i familjes. Të plagosurit kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt apo precedent penal.
Autorët janë larguar në drejtim të paditur dhe nuk janë identifikuar ende. Policia po kontrollon kamerat e sigurisë përgjatë itinerarit për të zbardhur ngjarjen.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ