Historia tronditëse e palestinezes Rayan Alwan! Tërhiqet pas 2 muajsh trupi i 24-vjeçares së ekzektuar nga babai i saj në Tiranë

Pas thuajse dy muajsh, familjarë të Rayan Alëan kanë tërhequr trupin nga morgu i Tiranës.

E reja 24-vjeçare u ekzekutua më 22 shkurt në kryeqytetin shqiptar, me autorin kryesor që dyshohet të jetë babai i saj, Fadi Alwan.Rayyan Alëan, një 24-vjeçare palestineze, u gjet e vrarë me thikë nga babai i saj, Fadi Alëan, në banesën që ajo kishte marrë me qira.

NGJARJA

Pas ngjarjes, Fadi është larguar nga Shqipëria në drejtim të Holandës dhe më pas në Liban.
Policia shqiptare ka nisur hetimet dhe është drejtuar tek autoritetet gjermane për të marrë informacion pas zbulimit se numri i telefonit që përdornin baba dhe vajza për të rezervuar biletat online ishte në pronësi të një shtetasi gjerman. Hetimet kanë zbuluar detaje tronditëse rreth familjes së viktimës.

Fadi Alwan ishte i ndarë prej kohësh nga bashkëshortja e tij, ndërsa një vit më parë, Rayyan kishte denoncuar në policinë gjermane se ishte dhunuar nga të dy prindërit e saj. Sipas saj, arsyeja e dhunës ishte se ajo nuk ishte një praktikante e rregullt e fesë islame.

Rayyan Alwan kërcënohej jo vetëm nga prindërit, por edhe nga vëllezërit e saj. Ajo dëshironte të jetonte një jetë më të lirë, por kjo nuk u pëlqente familjarëve të saj që jetonin në Berlin. Për më tepër, rezulton se Rayyan ishte e martuar dhe kishte dy fëmijë në Liban, ku ish-bashkëshorti i saj jeton.

Një nga hetimet kryesore ka të bëjë me denoncimet e vajzës në policinë gjermane, ku ajo kishte thënë se ishte kërcënuar dhe dhunuar nga prindërit dhe vëllezërit për shkak të dëshirës për të jetuar një jetë të pavarur dhe demokratike. Ky informacion ka orientuar hetimet drejt një konflikti të thellë familjar, duke e bërë Fadi Alwan të dyshuar kryesor për vrasjen.

DETAJE

Ngjarja tragjike ka ndodhur disa javë më parë, ndërsa së fundmi janë zbuluar disa komunikime të viktimës para se babai i saj t’i jepte fund jetës së saj. Sipas burimeve, personi i fundit që ka komunikuar me Rayyanin ka qenë i dashuri i saj libanez, të cilin ajo e kishte njohur në Gjermani.

Ai punonte në një supermarket në Gjermani, pranë restorantit ku punonte Rayyan.

Komunikimet e fundit ndërmjet tyre janë një pjesë e hetimeve që po realizohen për të kuptuar më mirë dinamikat që çuan në këtë krim të rëndë.

Bisedat e zbardhura

18 shkurt 2024 ora 18:41

I dashuri: Rayan? Jam akoma këtu.

Ora: 19:03

Thirrje telefonike 4 minuta bisedë.

19 shkurt 2024

Ora: 09:17

I dashuri: Nuk më ktheve për të më qetësuar për atë që ndodhi. Çfarë ndodhi me ty mbrëmë? Nuk më more më mbrapsht në telefon.

Ora: 09:34

Thirrje e humbur

Ora: 09:34

Rayan: Dashuria ime, jam në aeroport tani. Të lutem kujdesu për veten. Nuk mund të flisja me ty dje sepse mami donte që të shkoja te ajo dhe të largohem. Kam fjetur në shtëpinë e saj.

Ora: 09:35

Rayan: Kontrollo numrin e telefonit në rast se vij.

Ora: 09:46

I dashuri: Diçka si, çfarë?