Tragjike! Fëmija dy vjeçar gjendet i vdekur në pishinë
Tragjedi në Zakynthos në Greqi.
Një fëmijë dy vjeçar u mbyt në pishinën e një vile, ku kishte shkuar për pushime me familjen e tij.
Vogëlushi me origjinë nga Bangladeshi ndodhej në ishull për pushime me nënën e tij, dy hallat dhe gjyshërit.
Ngjarja ka ndodhur kur fëmija në rrethana të paqarta është gjetur në pishinë, ndërsa pjesa tjetër e familjarëve ndodheshin brenda në vilë dhe po përgatiteshin të dilnin për darkë.
Sipas informacioneve, fëmija është gjetur nga gjyshi i tij dhe menjëherë është njoftuar Urgjenca Mjekësore. Një ambulancë ka mbërritur në vendngjarje dhe i është dhënë ndihma e parë vogëlushit, i cili është dërguar në spital ku ka konstatuar vdekjen.
Lajmi i tragjedisë ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.