Shpërthen Trump: Lufta në Ukrainë është e Biden, jo e imja! Zelensky lejoi të shpërthente konflikti, miliona të vdekur për faj të tyre
Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur akuza të forta ndaj presidentit aktual Joe Biden dhe homologut ukrainas Volodymyr Zelensky, duke i cilësuar ata përgjegjës për nisjen e luftës në Ukrainë dhe pasojat tragjike që sipas tij kanë shkaktuar miliona viktima.
Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump deklaroi se konflikti në Ukrainë është “lufta e Biden, jo e imja” dhe se “kishte shumë mënyra për ta parandaluar atë që të mos fillonte ndonjëherë”. Ai akuzoi Zelensky-n se lejoi nisjen e konfliktit dhe shtoi se “bëri një punë absolutisht të tmerrshme” bashkë me Biden.
Trump theksoi se nëse ai do të kishte mbetur në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve të vitit 2020, lufta mes Ukrainës dhe Rusisë nuk do të kishte shpërthyer kurrë. Ai e përsëriti këtë qëndrim edhe gjatë një takimi që zhvilloi pasditen e së hënës në Zyrën Ovale me liderin e El Salvadorit, ku vijoi me akuzat e rënda:
“Biden mund ta kishte ndaluar, dhe Zelenskyy mund ta ndalonte atë. Dhe Putini nuk duhet ta kishte filluar kurrë. Kur fillon një luftë, duhet të jesh i sigurt se mund ta fitosh. Mos hap luftë kundër dikujt që është 20 herë më i madh se ty dhe pastaj shpreso që dikush të të dërgojë raketa,” tha Trump.
Ai shtoi më tej: Miliona njerëz kanë vdekur për shkak të tre personave. Putini, Biden, që nuk e kishte idenë se çfarë po bënte dhe Zelenskyy.