DETAJE TE REJA/ Atentati me katër të plagosur në Tiranë, autorët djegin mjetit dhe …

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i mbrëmjes së sotme në Tiranë, ku një automjet është qëlluar me armë zjarri teksa ishte në lëvizje.

Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë ndjekur mjetin nga rrethrrotullimi i Shkozës dhe kanë hapur zjarr në drejtim të tij gjatë ndjekjes.

Menjëherë pas sulmit, autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi dhe më pas kanë djegur automjetin e përdorur në zonën e Lundrës, në një përpjekje për të humbur gjurmët. Automjeti i djegur mbante targa AA 040 YV, të cilat janë në proces verifikimi nga autoritetet.

Nga atentati dyshohet se janë plagosur katër persona. Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se kanë mbërritur të plagosur me armë zjarri shtetasit Arens Stafa, 34 vjeç, dhe Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë dëmtuar në dorë dhe krah. Gjithashtu, në sallën e operacionit janë futur D. Demiraj, 11 vjeç, dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.

Atentati ka ndodhur afër tregut Agroushqimor në Lundër.

Më pas makina G Class që drejtohej nga 34 vjeçari ka ardhur dy km më larg, po në Lundër për t’i shpëtuar atentatit.

Në këtë pikë dyshohet se pasi mbeten të plagosur janë dërguar me një makinë tjetër në spitalin e Traumës.